Viktimat përballë abuzuesve kishtarë, dokumentari që po trondit Poloninë

Kreu i partisë konservatore në pushtet në Poloni, u zotua për dënime më të ashpra ndaj pedofilisë, dhe e gjitha kjo për shkak të një dokumentari mbi abuzimin e klerikëve me ta. Kjo ka bërë që të ketë një fushë-betejë të re në fushatën zgjedhore, ajo me temën e fesë dhe seksualitetit.

Filmi “Vetëm mos i tregoni askujt” përshkruan ballafaqimin e viktimabe me abuzuesit e tyre dhe brenda 32 orëve pasi u shfaq në Youtube pati 5 milionë shikime, duke u vënë dhe “zjarrin” rrjeteve sociale.

“Ne kemi përgatitur ndryshime në kodin penal, që do të thotë se ky krim (abuzimi me fëmijët) të ketë një dënim shumë të rëndë… ndoshta deri në 30 vjet burg”, tha udhëheqësi partisë në pushtet – PIS, Jaroslaw Kaczynski.

Sipas ligjit aktual në Poloni, abuzimi seksual me një fëmijë nën moshën 15 vjeç dënohet nga gjobë deri në 12 vjet burg.

Kaczynski tha se në kohën e tensioneve midis liberalëve të cilët besojnë se Kisha Katolike ka shumë pushtet në Poloni dhe konservatorëve të cilët besojnë se besimi katolik është një element kyç i identitetit kombëtar, gjithsesi ky i fundit duhet të mbrohet.

PIS kryeson në sondazhe dhe ka përfshirë mbrojtjen e vlerave tradicionale në programin e vet për zgjedhjet evropiane më 26 maj dhe për zgjedhjet parlamentare në vjeshtë.

“Abuzimi ndaj fëmijëve është nën përgjegjësinë e një numri të vogël priftërinjsh dhe nuk është e drejtë që të sulmohet e fyet e gjitha Kisha Katolike. Jo, ky nuk është justifikim”, tha Kaczynski.

Filmi, i realizuar nga vëllezërit Tomasz dhe Marek Sekielski, shfaq skena me priftërinj të moshuar duke abuzuar, ku në mes tyre është dhe Franciszek Cybula, ish-kapelan në presidencën Lech Valesa-s.

Disa priftërinj të cilët janë marrë në pyetje në film, sot në një moshë shumë të thyer, po kërkojnë falje për sjelljen e tyre dhe ndonjëherë u ofrojnë viktimave edhe para.

“Vetëm mos tregoni askujt” vjen tetë muaj pasi një tjetër filmi artistik – “Claire”, po ashtu shkaktoi një tronditje në Poloninë katolike prej 38 milionë banorësh, sepse zbuloi shumë mëkate të priftërinjve, përfshirë dhe pedofilinë.

Kryepeshkopi Vojciech Polak tha në një deklaratë: “Më vjen keq për çdo plagë të shkaktuar nga Kisha”.

Anna Frankowska nga shoqata humanitare “Mos kini frikë”, tha se Kisha Katolike në Poloni nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për t’i sjellë priftërinjtë pedofilë para gjykatës.

Filmi i Sekielskëve ngre gjithashtu çështjen e mungesës së reagimit të Papa Gjon Palit II në kohën e papatit të tij të gjatë. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne