Violinisti që deshi të bëhej i famshëm rrëfehet pas çmendurisë me qemone majë kokës së Krishtit

Violinisti shqiptar Olen Cesari i habiti të gjithë me çmendurinë e tij në majë të kokës së Jezu Krishtit në Rio De Janeiro të Brazilit. Violinisti u shfaq duke performuar këngën e famshme “Ave Maria”.

Në video shfaqet edhe aktorja e njohur braziliane Guilhermina Guinle dhe vajza e saj Minna. I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Olen Cesari tregon se ngjitja në statujën e famshme ishte si një ëndërr e keqe.

“Ishte një ëndërr shumë e keqe. Hipa me litar, i lidhur. Hipa 10 metra dhe pastaj me ndihmën e zjarrfikësve kam hyrë brenda trupit të statujës.  Në janar në Brazil është 50 gradë dhe ajo statuja është beton me një boshllëk në mes.

Gjysma është me shkallë normale, gjysma tjetër  është me shkallë si të zjarrfikësve. Duhej 45 minuta të ngjitesha dhe kur hipa sipër kisha mungesë oksigjeni sepse ishte komplet e mbyllur statuja. Erdhën e hapën dhe mezi merrja frymë”, tregoi Cesari.

Violinisti tregoi edhe vështirësitë që ka hasur për këtë projekt pasi nuk i jepnin leje. “Nuk na jepnin leje. Ishte shumë e vështirë. Por pas 1 muaj e gjysmë ja arritëm ta merrnim lejen”, u shpreh Olen Cesari ndërsa shtoi se pamja lart statujës ishte “çliruese dhe unike”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne