Viti i ri në Kinë, regjimi detyron myslimanët që të hanë mish derri

Komuniteti i myslimanëve që jetojnë në Kinë në rajonin Xianjiang, janë detyruar dhunshëm të konsumojnë mishin e derrit dhe të pinë alkool gjatë një eventi për festimin e Vitit të ri lunar, që këtë herë përkon me derrin si kafshë.

Banorët në Ili Kazakh kanë rrëfyer për “Daily Mail” se ishin ftuar në darkën e shtruar me rastin e festimit të Vitit të Ri kinez, ku është servirur mish derri dhe alkool.

“Zyrtarët kinezë i kanë kërcënuar ata se do t’i dërgojnë “në kampet e riedukimit, nëse refuzojnë të marrin pjesë në event”, raporton Radio Free Asia.

Fotot e eventit shfaqin zyrtarët kinezë në qytetin Yining duke vizituar komunitetin mysliman, ku në ambiente shihet mishi i derrit që servilet kudo.

Ata madje janë detyruar dhunshëm nga autoritetet të dekorojnë shtëpitë sikurse kinezët me rastin e Vitit të Ri kinez. Kujtojmë se konsumimi i mishit të derrit nga myslimanët përbën një shkelje të besimit, pasi libri i tyre i shenjtë tregon se në Islam, derri dhe alkooli janë të ndaluara.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne