Vizita e patriarkut rus/ Presidenti shtron darkë për Kirillin dhe Janullatosin

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me patriarkun e kishës ruse Kirill, i cili ndodhet për një vizitë treditore në vendin tonë.

Një ditë më parë Kirilli u prit nga patriarku grek i kishës ortodokse shqiptare Anastas Janullatos, të cilit Meta i dha shtetësinë shqiptare pak muaj më parë.

Patriarku i Moskës do ta takojë edhe nesër Metën zyrtarisht në selinë e presidencës në Tiranë, përpara se të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama.

Megjithatë Meta do të shtrojë që sot në mbremje një darkë për Kirillin, do pritet që të marrë pjesë edhe Janullatosi.

Vizita e parë historike e patriarkut të Rusisë në vendin tonë, përkon me një moment delikat politik në Shqipëri, ku në bazë të disa investigimeve të revistës amerikane Mother Jones, u ngritën hije të forta dyshimi se LSI, nëpërmjet një kompanie guackë në Qipro, pas të cilës dyshohet se qëndron një oligark rus, përfitoi financime që Ilir Meta dhe funksionarë të tjerë të saj të lobonin në SHBA, deri në nivelin e Shtëpisë së Bardhë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne