Vizita surprizë e Trumpit në Irak – Erdogani do të zhdukë DAESH-in

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të eliminojë (zhdukë) organizatën terroriste DAESH.

Trump dhe bashkëshortja e tij, duke bërë një vizitë surprizë në Irak, uroi ushtarët amerikanë me detyrë në këtë vend me rastin e Krishtlindjeve.

Në deklaratën e bërë nga Shtëpia e Bardhë, bëhet e ditur se Presidenti i Amerikës dhe bashkëshortja e tij shkuan në Irak për të uruar trupat amerikane me detyrë në këtë vend me rastin e Krishtlindjeve.

Sarah Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, në deklaratën e bërë nëpërmes medias sociale, bëri të ditur se Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij, Melania, shkuan në Irak për të falënderuar ushtarët amerikanë për shërbimin dhe suksesin e tyre në detyrë dhe për t’u uruar atyre festën e Krishtlindjeve.

Në fjalimin e mbajtur në bazën ushtarake Aynu’l Esad, që zë vend në Vilajetin Enbar në veri të Irakut, Trump tha: “Nuk kemi asnjë plan për tërheqje nga Iraku. Nëse do të duam të bëjmë diçka në Siri, do të përdorim Irakun si bazë”.

Trump tha se nga ai është kërkuar që të shtyjë tërheqjen nga Siria, por këtë nuk e pranoi dhe bëri këtë vlerësim: “Me Presidentin Erdogan, që kërkon të eliminojë DAESH-in zhvillova një bisedë të mirë. Këtë do ta bëjë ai dhe të tjerët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të vazhdojnë të kryejnë detyrën e policisë së botës”.

“Erdoani kërkon të shfarosë çfarë ka ngelë nga DAESH-i në Siri” tha Trump dhe shtoi: “Erdhi edhe Arabia Saudite dhe tha se koston ekonomike do ta paguajnë ata”.

Ndërkaq bëhet e ditur se Kryeministri irakian, Adil Abdulmehdi, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin, Donald Trump, i cili vizitoi vendin e tij.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga zyra për media e kryeministrisë së Irakut, bëhet e ditur se në bisedën e Trumpit dhe Abdulmehdisë, u shqyrtuan zhvillimet në rajon pas vendimit të Trumpit për tërheqjen nga Siria dhe vendosja e sigurisë dhe stabilitetit për vendet dhe popujt e rajonit me bashkëpunimin në luftën kundër DAESH-it.

Pas vizitës 3 orë e gjysmë, Trumpi dhe bashkëshortja e tij u larguan nga Iraku.

Presidenti Donald Trump, gjatë vizitës surprizë në Irak, nuk u takua kokë më kokë me asnjë zyrtar irakian./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne