Vjenë: Katedralja katolike mbështet terroristët kurdë

Simpatizantët e PYD-së dhe PKK-së pasi arritën një marrëveshje me priftin e katedrales së Shën Stefanit në kryeqytetin austriak Vjenë, shpalosën një slogan kundër operacionit të ushtrise turke “Dega e ullirit”.

Sipas një artikulli të gazetës Die Presse, simpatizantët e PYD-së dhe PKK-së varën në ballkonin e katedrales së Shën Stefanit, e cila është edhe kisha më e vjetër e qytetit, një slogan që lexonte “Paqe për kurdët në Siri”.

Prifti Toni Faber, i cili i lejoi simpatizantët e terroristëve të shpalosnin sloganin, e mbrojti vendimin e tij duke thënë se masa ishte një shenjë pozitive e sjelljes së paqes për kurdët e Sirisë.

Lejimi i simpatizantëve të PYD-së dhe PKK-së, të cilët kanë sulmuar shumë xhami në Evropë dhe veçanërisht në Gjermani, për të bërë një veprim të tillë brenda një vendi adhurimi, ka shkaktuar shumë reagime tek myslimanët dhe turqit.

Operacioni “Dega e ullirit” filloi më 20 janar në Afrin për të krijuar siguri dhe stabilitet, për të eleminuar terroristët e PKK-së / KCK-së / PYD-YPG-së, Daesh-it dhe për të shpëtuar vendasit nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Afrini ka qenë një strehë e madhe për PYD-në dhe PKK-në që nga korriku 2012, kur regjimi i Asadit e la qytetin pa luftë në dorën e grupeve terroriste./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne