Vladimir Putin i përgjigjet pozitivisht ftesës së Contes, Presidenti rus pritet të vizitojë Italinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar ftesën për të vizituar Italianë, e cila momentalisht po shihet si një ndër shtetet europiane që ka më shumë gjasa të ushtrojë presion për arritjen e një shkrirjeje të marrëdhënieve midis Moskës dhe BE-së. Sipas Reuters, vendimi i Putinit është komunikuar këtë të enjte nga Kremlini.

Rusia shfaqet e gatshme për të zhvilluar lidhje me Italinë, me shpresën për t’i dhënë fund sanksioneve të BE-së të imponuara ndaj Moskës gjatë aneksimit të vitit 2014 të rajonit të Krimesë në Ukrainë.

Muajin e kaluar, kryeministri italian Giuseppe Conte vizitoi Moskën dhe ishte pikërisht ai i cili e ftoi Putinin për të vizituar Romën. Ai i tha presidentit rus gjatë kësaj vizite se mendonte që “sanksionet duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur”, e se Roma dëshironte t’i bindte edhe vendet e tjera të BE-së që t’i braktisnin ato.

500 firma italiane në Rusi po ankohen prej kohësh se sanksionet po dëmtojnë biznesin e tyre dhe së fundmi kanë lobuar në Romë për t’i hequr ato. Përpjekja e fundit e BE-së për të bërë biznes me sektorin bankar rus, financiar dhe atë të energjisë u rinovua në qershor, por skadon në fund të janarit dhe tanimë pritet të shtrohet si cështje në Bruksel.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne