Vladimir Putin mbështet arsimin fetar islam në Rusi

“Arsimi teologjik islam, gjithmonë kishte një thellësi dhe histori të mrekullueshme. Qeveria jonë do të marrë hapa për mbështetjen e arsimit fetar islam në Rusi”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke theksuar se Islami dhe komuniteti musliman janë pjesë e pandryshueshme e strukturës kulturore ruse, tha se “Qeveria jonë do të marrë hapa për mbështetjen e arsimit fetar islam në Rusi”.

Putin, u takua me dijetarët e shquar të Rusisë, në kryeqytetin e Republikës së Tataristanit, Kazan.

Ai duke treguar se rigjallërimi i arsimit teologjik islam në Rusi ka një rëndësi të madhe, tha se “Arsimi teologjik islam, gjithmonë kishte një thellësi dhe histori të mrekullueshme. Para revolucionit 1917, teologët muslimanë rusë njiheshin si persona shumë të respektuar në çdo vend të botës dhe pikëpamjet e tyre ishin shumë të vlefshme”.

“Qeveria jonë do të marrë hapa për mbështetjen e arsimit fetar islam në Rusi. Sepse Islami tradicional, është pjesë e kodit kulturor rus dhe komuniteti musliman padyshim është element shumë i rëndësishëm i popullit shumëkombësh rus”, tha Putin, i cili tha se kjo pasuri është humbur në periudhën e Bashkimit Sovjetik.

Në Rusi jetojnë rreth 20 milionë muslimanë të cilët përbëjnë 15 për qind të popullësisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne