Vlahutin për herë të parë kundër qeverisë

Përfaqësuesja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin ka inauguruar bashkë me kryetarin e bashkisë së Kukësit rrugën që lidh zonën e Shishtavecit me Kosovën, përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krusheve.

“Kemi investuar gjysmë milionë euro. Mos u shpërngulni nga ky vend i mrekullueshëm. Nuk duhet të ndërtohen HEC në këtë vend të bukur”, tha Vlahutin teksa ka kërkuar edhe mirëmbajtje të rrugës.

Kjo mund të themi se është hera e parë kur nga ambasadorja e BE, Romana Vlahutin dëgjojmë një kritikë për qeverinë që ka dhënë me dhjetëra leje për HEC-e në lumenjtë malore duke shkatërruar ekosistemin.

Në shkurt të këtij viti banorët protestuan kundër HEC-ve:

Më 2 shkurt, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ndërtimin e 5 hidrocentraleve në rrjedhën e përroit të Rekës dhe të Shishtavecit në Kukës. Fituese u shpall shoqëria koncesionare “ Reka Energy”.

Banorët e fshatit Topojan, Turaj, Breki, Nimçë, Shtrezë, Kollovoz dhe Novosej të Kukësit protestuan kundër ndërtimit të disa hidrocentraleve në lumin Reka në këtë zonë.

Banorët janë të revoltuar pasi sipas tyre ndërtimii i këtyre HEC-ve prish kullotat dhe zonën turitstike.

“Ka dalë i gjithë populli i kësaj zone për politikat e hajdutëve dhe keqbërësve që janë bërë në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare të devijimit të lumenjve dhe prishjen e ekosistemit. Të mos marrë asnjë guxim që të vendosë hidrocentral në këtë zonë. Jemi të vendosur ta mbrojmë këtë zonë deri në vdekje”, thonë banorët.

Zona ku është dhënë leja për hidrocentralet është park natyrore dhe përfshin ekosistemin natyror malor Korab – Koritnik me fshatrata Shishtavec dhe Novosej.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne