Vlerësimi amerikan nxjerr zbuluar mashtrimin e Indisë lidhur me pretendimin e rrëzimit të një avioni pakistanez F-16

Zyrtarët amerikanë thonë se të gjithë avionët luftarakë F-16 të flotës së Forcave Ajrore të Pakistanit gjenden të pa prekur. Ka erdhur koha që Delhi të thotë të vërtetën rreth luftimeve të 28 shkurtit me Forcat Ajrore të Pakistanit, thotë ISPR.

Pasi një raport i një reviste amerikane ka zbuluar mashtrimin e Indisë ku pretendonte se kishte rrëzuar një avion luftarak F-16 të Pakistanit, ushtria pakistaneze i bëri thirrje Indisë që të tregonte të vërtetën për konfrontimin e 28 shkurtit me Pakistanin.

Në një deklaratë në Twitter, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Marrëdhënieve me Publikun (ISPR), gjeneral-major Asif Ghafoor citoi raportin e revistës Foreign Policy dhe shkroi: “Falenderimi i takon All-llahut, e vërteta gjithmonë triumfon”.

Ai tha se është koha që India të tregojë të vërtetën për pretendimet e rreme dhe humbjet aktuale në anën e saj, duke përfshirë edhe pranimin e avionit të dytë të rrëzuar nga Forcat Ajrore te Pakistanit disa javë më parë.

Pas konfliktit të muajit shkurt mes dy vendeve, India kishte pretenduar se Forcat Ajrore të Pakistanit (PAF) kishin përdorur avionët F-16 për të shenjestruar instalimet ushtarake indiane përgjatë Linjës së Kontrollit. Si provë, mediat indiane publikuan një pjesë rakete që dukej si një raketë AMRAAM, të cilën mediat indiane këmbëngulën se ishte hedhur nga një avion F-16. Mediat indiane pohuan gjithashtu se para se avioni indian të rrëzohej dhe piloti të kapej nga forcat pakistaneze, një avion indian MiG-21 Bison kishte rrëzuar një avion pakistanez F-16. Pakistani i hodhi poshtë raportimet indiane, duke thënë se në të vërtetë dy avionë u rrëzuan, por që të dy i përkisnin Indisë. Njëri u rrëzua në territorin pakistanez, ndërsa tjetri arriti të kthehej në Kashmirin e pushtuar nga India. New Delhi kishte insistuar gjithashtu se përdorimi nga Pakistani i avionëve F-16 kundër Indisë do të thoshte se Islamabadi ishte në kundërshtim me marrëveshjen e shitjes me SHBA-në. Departamenti amerikan i Shtetit kishte refuzuar të merrte një qëndrim ndaj ankesës së Indisë kundër Pakistanit për përdorimin e avionëve F-16 në betejën ajrore.

Ekspertiza amerikane për avionët F-16 sugjeron se New Delhi ka gabuar.

Raporti ekskluziv i botuar në revistën Foreign Policy citon zyrtarë amerikanë të paidentifikuar të mbrojtjes që thonë se ekspertiza fizike zbulon se të gjithë avionët F-16 në flotës së Forcave Ajrore të Pakistanit janë të gjithë të paprekur. Sipas një raporti të publikuar të enjten në faqen e revistës Foreign Policy, zyrtarët amerikanë kryen kohët e fundit një numërim të avionëve F-16 të Islamabadit dhe zbuluan se asnjë nuk mungonte, duke kundërshtuar në këtë mënyrë pretendimin fallco të Indisë se kishte qëlluar një avion luftarak pakistanez.

Konfirmimi i bërë nga zyrtarët e mbrojtjes amerikane është një siklet i madh për Indinë, e cila pretendon se forcat e saj ajrore kishin qëlluar një avion pakistanez F-16.

Zyrtarët amerikanë shpjeguan se numërimi u krye për disa javë në mënyrë që të inspektoheshin të gjithë avionët. Kur numërimi përfundoi, të gjithë avionët F-16 që ka në dispozicion PAF ishin kontrolluar, njofton Foreign Policy.

India e ka bërë zakon që të gënjejë kur bie fjala për situatën e humbjeve ushtarake përgjatë vijës së kontrollit, ndërkohë që shpeshherë shkel edhe armëpushimet.

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë pakistaneze gjithashtu i kërkoi Indisë që të vlerësonte shkeljet e të drejtave të njeriut nga forcat e saj në luginën e okupuar. Në Kashmirin e okupuar nga India ka pasur shkelje të rënda të të drejtave të njeriut./thenation/gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne