Vlorë, gjendet në det një fuoristradë me targa italiane, mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë skaf

Një tjetër ngjarje në Vlorë. Mësohet një fuoristradë xhip me targa të huaja është gjetur e braktisur në bregdetin e Vlorës. Automjeti me targa italiane BG643 GX është gjetur e zhytur në det në zonën e plazhit të vjetër.

Nuk dihet arsyeja përse makina ka përfunduar në ujë, ndërsa dyshimet e para të policisë janë se mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë gomone apo skaf. Gjithashtu po hetohet nëse ka përfunduar aty aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë së Vlorës, asaj kufitare dhe Delta Force.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne