VMRO-DPMNE akuza ndaj Ramës: po poshtëron maqedonasit

Partia e Nikolla Gruevcit VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama se po vazhdon të poshtërojë popullin maqedonas.

Këto akuza janë hedhur gjatë një komunikate për shtyp të kësaj partie. VMRO-DPMNE u referohet deklaratës së kryeministrit Edi Rama mbi emrin e Maqedonisë dhe përpjekjet për imtegrim pasi në të kundërt “do të zgjojë idenë për ndryshimin e kufijve”, si dhe për “platformën e Tiranës”.

“Edi Rama në mënyrë të tërthortë ka thënë që nëse Maqedonia nuk ndryshon emrin dhe nëse nuk lufton për t’u anëtarësuar në BE njësoj si vendet e tjera të rajonit, atëherë kjo do të zgjojë idenë për ndryshimin e kufijve. Ky është i njëjti Edi Rama që mblodhi krerët e partive politike shqiptare të Maqedonisë dhe i bashkoi për platformën e Tiranës. Në kundërshtim me të gjithë në Maqedoni.”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.//Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne