VMRO-DPMNE reagon kundër vendimit të gjykatës për rastin “Monstra”

VMRO-DPMNE ka reaguar në lidhje për vendimin që të akuzuarit për rastin “Monstra”, të mbrohen në liri. Ata thonë se gjykata po gjendet pranë një presion politik.
“Si masë për mbrojtje nga liria për vrasjen e tmerrshme të pesë djemve tek liqeni i Smillkovës, gjykata u caktoi që të paraqiten tek gjykatësi përgjegjës. Zoran Zaav dhe organet e rendin nën komandën e tij, jo vetëm që shpikën, konstruan dhe procesuan aktakuzë për terrorizëm, por ata më shumë i besojnë vrasësve të Liqenit të Smillkovës se në mënyrë të rregullt do të paraqiten në gjykatë dhe nuk do të braktisin Maqedoninë, se sa që ju besojnë patriotëve maqedonas”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, duke reaguar njëherit edhe për caktimin e masës së paraburgimit për aktorin Vllado Jovanovski dhe regjisorin Boris Damovski. /SHENJA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne