Në një kohë kur Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga Shtetet Bashkuara kanë përparuar ndjeshëm në përpjekjet për mposhtjen përfundimtare të shtetit islamik, mbetet ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me luftëtarët e huaj dhe familjet e tyre që i janë bashkuar grupit terrorist, të cilët janë kapur, apo dorëzuar tek forcat e koalicionit.

Disa vendeve europiane kanë refuzuar hapur t’i marrin shtetasit e tyre që kanë luftuar përkrah ISIS-it. Britania ka shkuar deri aty, sa u ka hequr pasaportat, ndërsa të tjera vende kanë qëndruar në heshtje lidhur me fatin e burrave e grave që shumë i shohin si rrezik për sigurinë e vendeve të tyre.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, eksperti për çështje ndërkombëtare dhe të sigurisë Adrian Shtuni, flet rreth përmasës së këtij problemi për Ballkanin, numrin e shtetasve që kanë luftuar për grupin terrorist, apo kapacitetet pritëse të këtyre vendeve.

Zoti Shtuni po e nis nga Zelanda e re, cfare ishte per ju ngjarja?

Eshte nje akt i shemtuar i ekstremit te djathte, per shkak se eshte i motiviuar ideologjikishte eshte akt terrorist, i cili ka shkaktuar 49 te vdekur e shume te plagosur. Nuk eshte vetem nje akt i izoluar ne vetvete sepse ky individ ka postuar nje manifest te detajuar, eshte shume i artikuluar dhe ideologjikishte i detajuar, ai do edhe te tjeret te bejne te njejten gje. Eshte nje akt qe duhet te luftohet pa kompromis.

Zoti Shtuni do te diskutojme per ceshtjen e luftetareve ne vendet e huaja, konkretishte per familjet e tyre. Ka nje tendence te vendeve evropiane per ti mos ti mare, si eshte situata ne Ballkan, sa eshte numri i luftetareve te huaj dhe familjeve te tyre qe mund te kthehen ne Ballkan?

 

Numri i vleresuar eshte diku te 1100 i atyre qe kane shkuar nga Ballkani dhe diaspora, 10 ose 15 % qe jane nisur nga diaspora kane shkuar ne Siri ose Irak. Nje pjese tjeter diku te 300 veta kane shkuar ne Ukraine, eshte edhe kjo pjese qe duhet te flasim, per te kuptuar te dyja dimenisonet e ekstremizmit te dhunshem qe demontrohet ne Ballkan. Sa i perket atyre ne Siri dhe Irak, diku te 25% perllogaritet te jene te vdekur, diku te 32% jane kthyer, pjesa tjeter ose jane ne burgjet e kurdeve ose jane vendosur ne vende te tjera ku nuk kemi informacion. Problem eshte jo vetem te shkuarit atje por edhe te lindurit atje,  qe mund te jene te pakten mbi 300 e do te jete problem qe duhet te ndiqet e trajtohet me kujdes.

Cfare po bejne qeverit ne Ballkan, a duan ti marin?

 

Kjo eshte nje pergjigje qe do me teper nuance, disa jane kthyer, 7 jane mar nga maqedonia, jane kthyer edhe te tjere me perpara, por per ata qe ndodhen neper kampe eshte e veshtir te procesohen pasi nuk kemi mardhenie diplomatike me kurdet e as me Sirine. Keto jane probleme qe i kane edhe vendet perendimore. Vendet e Ballkanit nuk bejne ndryshim.

Ju si ekspert i ceshtjes se sigurise si mendoni, a duhet qe keto qeveri ti marin keta luftetare dhe familjet e tyre?

Kjo eshte nje ceshtje komplekse qe nuk ka nje pergjigje te drejtperdrejte, sepse eshte e nderlidhur me rrezikshmerin qe perbejne individet dhe vendet ku jane kryer krimet e tyre kane mundesine qe ti ndjekin aty per ti gjykuar. Per menimin tim te pakten femijet duhen terhequr prej andej se ritet mundesia qe te radikalizohen nga te tjeret.

Vendet e Ballkanit a kane kapcitetin e duhur per ti mare, qofte edhe femijet qe thoni ju?

Jo, problemi eshte se kapacitetet jane te limitura, per shkak se numri i te kthyerve eshte me i madhe se ne vendet e tjera. Problemi eshte shume i madh dhe duhet te ndihmohet qe kapacitetet te rriten dhe trajtimi i tyre te behet ne menyre te sakte.

Ju kujtoje rastin e britanikes qe ishte gruaja e nje ushtari te isis, ajo thote qe vazhdon ta perqafoje ideologjine por do te kthehet ne Britani, cfare ju thoni ketyre vendeve qe mund te gjenden perballe nevojes per ti kthyer dhe frikes per sigurine qe mund te kene?

Eshte ceshtje shume komplekse se vec saj mund te kete edhe te tjere qe genjejne se jane cveshur nga ideologjia e mund te kthehen me vone kur kthehen. Duhen monitoruar ne vazhdimesi e keta individe qe kthehen nuk duhet te paragjykohen si te rrezikshem apo te parrezikshem, por duhet te keta mekanizma per ta matur e per ta ulur rrezikshmerine.

Faleminderit per intervisten!

Faleminderit juve!

21