Votimi i demarkacionit, reagimi i ashpër i ish komandanti të UÇK

Ish-komandanti në luftën e Koshares, Hisen Berisha, përmes një shkrimi ka reaguar ashpër pas votimit të demarkacionit me Malin e Zi. Ai u ka kërkuar falje dëshmorëve të kombit, Sali Çekut, Agim Ramadani e Luan Haradinajt.
Reagimi i tij i plotë:

Për atë që ndodhi sot, dua t’ju kërkoj falje ngase disa gjakprishur e tradhtar, profiter të ngritur mbi gjakun tuaj, të nxehur nga poshtë prej foteleve të pushtetit e të ligështuar nga idealet për shkak të rrogave të majme, shkelen mbi gjakun tuaj…

Më fal Sali Çeku!

Më fal Agim Ramadani!

Na fal Luan Haradinaj, që u vrave në kufinj!

Më falni të gjithë Ju Dëshmorët e luftës për liri!

Sot u thur edhe një pjesë kufiri e Kosovës me Malin e Zi, si kriter i domosdoshëm për krijimin e identitetit territorial të Kosovës. Pasi që sovraniteti politik shumë na është zbehur nga pa dija.

Ju betohem në gjakun, amanetin tuaj se Kosova po humbë tokë të larë me gjak dëshmoresh, përmes demarkacionit.

Veç me Malin e Zi e Maqedoninë i humbi 8200ha, përkatësisht 2400ha.

Por, për atë që ndodhi sot, dua t’ju kërkoj falje ngase disa gjakprishur e tradhtar, profiter të ngritur mbi gjakun tuaj, të nxehur nga poshtë prej foteleve të pushtetit e të ligështuar nga idealet për shkak të rrogave të majme, shkelen mbi gjakun tuaj, e Unë bashkëluftëtari juaj si qyqar, në çizmet dhe uniformen e ushtrisë së Kosovës në liri, shikoja e mallkoja veten, para ekranit televiziv duke parë parlamentin, ku sulmoheshin verbalisht me etiketime tipike sigurimsësh kundërshtuesit e aneksimit të territorit të Kosovës e mburreshin tregtarët politik.

Meqë keni shkuar në amshim gjatë luftës, po u vë në dijeni se Kosova ka Parlament – që në gjuhen kosovarishte do të thotë, vend ku dhunohet demokracia; vend ku poshtërohen deputetët; vend ku tradhtohen interesat e kombit e shtetit;

Kurse Parlamentarë, në gjuhen kosovarishte do të thotë, i pa dije, tradhtarë, njeri pa dinjitet, pa integritet si pasoj i pa nderë, pa respekt ndaj detyrës, jo lojal ndaj shtetit, kushtetutës e atdheut, pa guxim profesional e as personal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne