Vrasja e gazetarit sllovak, kontratë vdekjeje

Vrasja e gazetarit Jan Koutsiak dhe të fejuarës së tij që shkaktoi protesta masive dhe çoi në dorëheqjen e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, ka të ngjarë të jetë  kontratë vdekjeje e ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Koutsiak 27 vjeçar u  qëllua me dy plumba në gjoks, ndërsa e fejuara e tij Martina Kousnirova me një plumb në kokë.

Policia gjeti trupat e tyre në shtëpinë ku banonin në periferi të Bratislavës, pasi të afërmit u ankuan se çifti nuk ishte përgjigjur në telefon për ditë. “Nuk ka pasur shenja të një përleshje dhe me shumë gjasa nuk ka qenë tentativë grabitjeje,  provat tregojnë se është  ekzekutimi i kontrate vdekje”-theksoi prokurori.

Aktualisht nuk ka procedime kundër ndonjë të dyshuari,  por policia dhe organet e prokurorisë kanë marrë dëshmi nga më shumë se  200 persona. Jan Koutsiak ka ndjekur një sër çështjesh që lidhen me biznesmenët dhe politikanët sllovakë që përmenden në listat e Panama Papers. Ai kishte investiguar edhe lidhje të mundshme me mafian të biznesmenëve italianë në Sllovaki

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne