Vrasja e trefishtë, Basha nga Mati: Referendum për dënimin me vdekje

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte dje në Mat, ku ka vizituar familjarët e tre viktimave të sulmit me armë në fshatin Shëlli, të tre punonjës të Bashkisë që ndodheshin në krye të detyrës. Kreu i demokratëve tha se kjo qeveri e ka katandisur vendin si mos më keq dhe krimi e ka pushtuar kudo.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ZktJe50X8wA]
I pyetur nga News24 dhe BalkanWeb nëse duhet të ekzistojë dënimi me vdekje në Shqipëri , Basha u shpreh se ky vendim i përket popullit, por kur PD të vijë në pushtet do bëjë referendum mbi ketë çështje.

Me gjithë këto ngjarje që po ndodhin a duhet të jetë dënimi me vdekje?

Basha: Kjo është një çështje që  i takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje tja shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne