Vrasja në Bllok, flet Ervis Martinaj. Prokuroria ‘tund’ prangat

Prokuroria merr në pyetje në spital Ervis Martinajn, biznesmenin e basteve që mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë truproja i tij Fabian Gaxha.

Prokuroria ka marrë dëshminë e Martinajn për ngjarjen që tronditi Tiranën, ndërsa ndodhet ende në ambiente spitalore për shkak të plagëve të marra gjatë konfliktit.

Ndërkaq burime nga Prokuroria deklaruan se akuza do kërkojm arrest në burg për Martinajn si dhe për mikun e tij që ndodhet në spital në gjendje kritike Eljon Haten.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne