Vrau gazetaren suedeze në nëndetësen e tij, burg përjetë shpikësit danez

11 ditë pasi e kishte intervistuar në bordin e një mjeti lundrues të prodhuar prej tij, pjesë të copëtuara të trupit të saj ishin gjetur në det.

Ngjarja daton prej 21 gushtit të vitit të kaluar, por vetëm këtë të mërkurë, shpikësi danez Peter Madsen është dënuar me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirie me kusht, për vrasjen e gazetares suedeze, Kim Wall, në nëndetësen e tij.

Prokurorët thanë gjatë gjykimit në një gjykatë të Kopenhagenit se Madsen kishte planifikuar ta vriste gazetaren 30-vjeçare, ose duke e mbytur, ose duke i prerë fytin.

Wall po studionte një histori mbi shpikjen e Madsenit, e u pa për herë të fundit mbrëmjen e 10 gushtit, kur u largua së bashku me të në nëndetësen 40-tonëshe “UC3 Nautilus”.

I dashuri i saj ngriti alarmin ditën tjetër, kur pa që ajo nuk ishte kthyer në shtëpi pas këtij udhëtimi.

Madsen u shpëtua në det të hapur, pasi nëndetësja e tij u mbyt në të njëjtën ditë.

Policia beson se ai e ka fundosur qëllimisht mjetin lundrues.

Trupi i gjymtuar i Wall u spikat nga çiklistë rastësorë më 21 gusht, ndërsa koka e saj, gjymtyrët dhe veshjet, që ishin vendosur në disa çanta me peshë të rëndë, nuk u zbuluan nga palombarët e forcave policore deri më 6 tetor.

Pas arrestimit të tij, rrëfimi i Madsenit mbi atë se çfarë ndodhi në bordin e nëndetëses së tij ndryshoi disa herë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne