Pas disa ditësh në kërkim, është arrestuar autori i vrasjes së 36-vjeçarit në Dibër. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së të dielës në një lokal në fshatin Arras.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Aleksandër Balla, akuzohet për vrasjen e Ismail Zogut.
Dy ditë më parë u arrestua vëllai i 23-vjeçarit, Vangjel Balla si dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe djali i tij. për moskallëzim krimi.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij kanë vrarë me thikë 36-vjeçarin, banues në fshatin Sinë. Ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.
Burimi: BalkanWeb