Vrau prindërit, dyshohej si i sëmurë mendor. Psikiatri: Ky qenka më në rregull sesa ne

Policia e Dibrës dyshon se krimi në familjen Sela, ku djali i sapokthyer nga Anglia vrau nënën dhe babain e tij, ka ndodhur për shkak të parave dhe jo për shkak të shëndetit mendor që u supozua fillimisht se e kishte të rënduar.

Qemal Sela dyshohet se ka debatuar nëpërmjet telefonit me familjarët e tij që kur ai ndodhej në kamp dhe priste deportimin e kësisoj, dyshimi i vrasjes për para shihet si më pranë të vërtetës.

Oficerë të Policisë që kanë kryer shoqërimin e Qemal Selës nga Dibra drejt Tiranës, u shprehën se gjatë udhëtimit e kanë pyetur të riun rreth ngjarjes së ndodhur dhe se ai ka folur normalisht për gjithçka që pyetej, por kur përmendej vrasja e dy prindërve, ai përpiqej ta anashkalonte bisedën.

Ndërsa oficerët që e kanë shoqëruar Qemal Selën te mjeku psikiatër i Spitalit të Burgut në Tiranë thanë se janë befasuar nga sjellja e tij, totalisht ndryshe nga çfarë kishin parë në Peshkopi.

“Qemali iu përgjigj normalisht të gjitha pyetjeve të mjekut. U pyet për vitet e qëndrimit në Angli, punën e bërë atje, krimin e kryer, etj. Mjeku në fund u shpreh se: “Ky qenka më në rregull sesa ne”, u shprehën oficerët.

Kjo ka bërë që hetimet të marrin drejtim tjetër, pra, të dyshohet se krimi është kryer me koshiencë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne