Vriten 5 britanikë në Jemen

Lëvizja popullore jemenase Ansarullah njoftoi se në përleshjet mes ushtrisë së Jemenit dhe komiteteve popullore me mercenarët sauditë në provincën Nexhran në jug të Arabisë saudite janë vrarë 5 ushtarakë anglezë.

Sipas lëvizjes popullore Ansarullah këta ushtarakë anglezë kishin për misionin të drejtonin operacionet e forcave saudite për të avancuar në provincën Nexhran. Gazeta angleze Daily Mail në një artikull të saj javën e kaluar ka njoftuar plagosjen e dy ushtarakëve anglezë në Jemen. Vlen të theksohet se Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika, Anglia dhe aleatët e saj që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne