Vritet brutalisht ish-presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh

Ministria e brendshme e Jemenit ka lëshuar një deklaratë që konfirmon vdekjen e presidentit të rrëzuar të Jemenit, Ali Abdullah Saleh, gjatë përleshjeve në kryeqytetin Sana.

Konfirmimi erdhi pasi një radio jemenase njoftoi të hënën se Saleh ishte vrarë gjatë përleshjeve në kryeqytetin e Jemenit. Ministria e brendshme e Jemenit më tej tha në deklaratën e saj se Saleh kishte krijuar “kaos” në vend, duke bashkëpunuar me “milicitë e agresionit” dhe kishte ofruar ndihmë për “milicitë ekstremiste”. Ministria shtoi se forcat jemenase, të mbështetura nga luftëtarët e lëvizjes popullore Ansarullah, kanë në kontroll të plotë të gjitha pozicionet e mbajtura më parë nga militantët e Saleh në Sana./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne