Një juriste e njohur me ngjyrë, që u bë e para grua myslimane që shërbente si gjykatëse amerikane, është gjetur e vdekur në lumin Hudson në Nju Jork.

Trupi i Sheila Abdus Salaam, një gjykatëse 65-vjeçare në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, u gjet në ujë pranë Harlemit. Policia nxori trupin e saj nga uji dhe ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Zyrtarët thanë se trupi i saj nuk tregonte shenja të dukshme traume ndërkohë që nuk kanë pranuar të spekulojnë për shkaqet e vdekjes. Familja e saj e identifikoi dhe autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Abdus-Salaam, ka lindur në Uashington DC dhe u bë e para grua afro amerikane që u emërua në gjykatën e apelit kur guvernatori demokrat Endriu Cuomo, e përzgjodhi atë për gjykatën e lartë të shtetit në 2013. Ajo po ashtu është edhe e para grua me ngjyrë që emërohet në gjykatën më të lartë të shtetit. Duke cituar burime të pakonfirmuara, “New York Post”, raportonte se Abdus Salaam ishte raportuar e zhdukur nga shtëpia e saj mëngjesin e të mërkurës.

Që prej zgjedhjes së Donald Trump në postin e presidentit të SHBA, në Amerikë janë shtuar dukshëm sulmet islamofobe kundër myslimanëve./ PT

133