Vritet Lavdrim Muhaxheri

Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër ISIS-it, Ryan Dillon ka bërë me dije se gjatë operacionit ajëror të këtij koalicioni kanë mbetur të vrarë tre kryetarët që kishin kompetencat e organizimit të operacioneve të jashtme dhe të prodhimit të bombave si dhe një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të lartë.

Me anë të një video-konference nga Bagdati, komandanti Dillon ka komunikuar me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagonin) duke i bërë atij një përmbledhje të operacioneve të organizuara kundër ISIS-it në Irak dhe në Siri.

Dillon, i cili ka kujtuar se vetëm javën e kaluar është konfirmuar vdekja e shtatë udhëheqësve të ISIS-it, ka bërë me dije se edhe gjatë kësaj jave kanë mbetur të vrarëdisa nga kryetarët që kishin kompetencat e organizimit të operacioneve të jashtme dhe të prodhimit të bombave.

Dillon ka bërë me dije se është konfirmuar vdekja e një terroristi të njohur me emrin Abdul Gafur, i cili kishte detyrën e organizimit të operacioneve të ISIS-it gjatë një sulmi të 24 korrikut në afërsi të Ebu Kemalit në Siri.

Për më tepër, zëdhënësi Dillon ka bërë me dije se gjatë një sulmi ajëror të zhvilluar më 16 korrik në afërsi tëDeyrezzor ka mbetur i vrarë ndihmësi i Abdul Gafurit, Ebu Hammam dhe tre militantë të tjerë të ISIS-it.

Dillon ka bërë me die se dy nga këta militantë ishin zyrtarë të lartë të organizatës dhe kishin si detyrë organizimin e sulmeve në Lindjen e Mesme dhe në vendet e perëndimit dhe se vrasja e Gafuritdhe Hammamit ka qënë një goditje për rrjetin lidhës të ISIS-it me këto rajone.

Nga ana tjetër, Dillon ka konfirmuar se gjatë një tjetër sulmi ajëror të zhvilluar nga koalicioni më 13 korrik në afërsi të Meyadinit ka gjetur vdekjen specialisti i lëndëve plasëse për ISIS-in, militanti Ebu Fattum dhe është shprehur se ky i fundit ndihmonte edhe militantët e ISIS-it në vendet e huaja për të prodhuar bomba dhe për të orgnizuar ngjarje shkatërruese.

NË LISTË GJENDESHIN EDHE XHIHADISTË NGA EVROPA LINDORE

Dillon, i cili ka rikujtuar se koalicioni ka në objektivë goditjen edhe tëelementëve në Evropën Lindore që rekrutojnë luftëtarë të huajë për ISIS-in ka konfirmuar se gjatë njëtjetër sulmi ajëror të zhvilluar nga koalicioni më7 korrik në afërsi të Meyadinit ka gjetur vdekjen Lavdrim Muhaxhiri nga shqipëtarët e Kosovës.

Dillon theksoi se Lavdrim Muhaxheri e kishte shpallur veten si lideri i militanëve të ISIS-it për Kosovën. Dillon, i cili e ka përkufizuar Muhaxhirin si organizatorin e shumë sulmeve terroriste është shprehur se Muhaxhiri ka qënë edhe planifikuesi i sulmit të dështuar kundër ekipit kombëtar izraelit në Shqipëri gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael në vitin 2016.

Dillon, i cili ka theksuar se gjatë muajit qershor është vrarë në Rakka edhe militanti që kishte ardhur bashkë me Muhaxhirin nga vendet e Ballkanit me emrin Jetmir Ismaili ka bërë me dije informacionin se më 16 qershor ka mbetur i vrarë në afërsi të Meyadinit një ndër kryetarët evropianë të ISIS-it i njohur si Razim Kastrati.

Dillon, i cili ka bërë me dije se më 7 qershor ka gjetur vdekjen në afërsi të Kayiras edhe një ndër ndihmësit e Muhaxhirit, Irfan Hakifi k treguar se edhe Hakifi merrej me rekrutimin e militantëve në Evropën Juglindore.

Gjithashtu, Dillon ka konfirmuar se gjatë një sulmi ajëror të organizuar më 21 maj ka gjetur vdekjen një ndër udhëheqësit e ISIS-it i njohur me emrin Orhan Ramadani.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne