Vuçiç: Beogradi nuk do të marrë asnjë vendim pa serbët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se zgjidhja për Kosovën është larg, dhe se Beogradi nuk do të marrë kurrfarë vendimi pa serbët e Kosovës.

Vuçiç këtë e porositi në adresimin telefonik të pjesëmarrësve të takimit të Listës Serbe të mbajtur sot në Mitrovicën e Veriut, ku ishin të pranishëm edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç dhe sekretari i përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviç.

Presidenti serb premtoi se Qeveria e Serbisë do të realizojë të gjitha projektet që ka filluar në mjediset serbe në Kosovë dhe se do të vazhdojë të investojë para në projekte, me çka praninë e tyre edhe më shumë do ta përforcojë.

“Lidhur me zgjidhjen, jemi shumë larg zgjidhjes të çfarë do zgjidhje, prandaj do të vazhdojmë të luftojmë dhe për këtë shkak ju lutemi për mbështetje”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se asnjë vendim nuk do të merret pa serbët e Kosovës. “Unë në shtator vijë në Kosovë, do të vijë edhe në veri të Kosovës dhe dëshiroj që t’ju drejtohem të gjithë serbëve të Kosovës, të bisedoj me ju dhe t’ju them se çka do të jetë e re në bisedimet për ardhmërinë e Kosovës, që bashkërisht të planifikojmë, bashkërisht të punojmë dhe bashkërisht të jetojmë”, tha Vuçiç.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne