Vuçiç: Duhet t’i kuptojmë edhe interesat e shqiptarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i tij duhet t’i kuptojë edhe interesat e shqiptarëve dhe të bëjë përpjekje të arrijë marrëveshje kompromisi me Kosovën.

“E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që t’i shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”, tha Vuçiq në një konferencë për media në Beograd me homologun slloven, Borut Pahor.

Ai po ashtu tha se druan se Serbia dhe Kosova janë ende larg marrëveshjes.

Ndërsa presidenti slloven Borut Pahor tha se procesi i ndryshimit të kufijve nuk mund të sjellë dëme kolaterale për vendet e tjera në rajon.

“Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta refuzoja, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm në lidhje me të”, tha Pahor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne