Vuçiç: Jemi me vit-drite larg marrëveshjes – Kosova po pret momentin e duhur për të sulmuar veriun

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se akuzat që po drejton Prishtina ndaj zyrtarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, po tregojnë dëshirën për të dëbuar serbët që jetojnë në veriun e Kosovës.

Vuçiq në RTS ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi që tha se për ndarje të Kosovës flasin vetëm ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviqin dhe miqtë e Radojicicit, njofton Klan Kosova.

Sipas presidentit serb, Thaçi e di që Radojiçiq është një nga njerëzit kryesor të veriut të Mitrovicës dhe sipas tij Kosova tashmë është duke pritur një moment të favorshëm për ta sulmuar veriun e Kosovës.

Vuçiq ka thënë se pas ndodhive të fundit në Prishtinë, Tiranë, në botë por edhe në Beograd, një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është me vit drite larg, shkruan Tanjug.

Presidenti i Serbisë deklaroi se dëbimi i serbëve nga institucionet e Kosovës do të ishte masa e fundit, sepse në atë rast Prishtina nuk do të ishte pala e vetme përgjegjëse për të gjithë botën.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për mundësinë e largimit të serbëve nga të gjithë institucionet e Kosovës, nëse nuk hiqet taksa.

Vuçiq ka thënë se kjo është masa e fundit që mund ta marrin si kundërpërgjigje ndaj masave të Kosovës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne