Vuçiç: Kemi informacione operative mbi vrasjen e Ivanovicit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se për herë të parë Serbia posedon informacione operative të cilat mund të “çojnë diku” në hetimet për zbardhjen e vrasjes së kreut të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç, e cila ndodhi në Mitrovicë në janar të këtij viti.

“Me gjasë kemi një gjurmë të vogël drejtë diçkaje serioze. Për herë të parë kemi disa njohuri operative, ndonëse nuk u lejuam të zbatojmë hetimin”, u tha Vuçiç gazetarëve në Beograd.

Ai tha se deri më sot kanë marrë mbi 50 gjurmë të cilat “nuk kanë një logjikë dhe kuptim” dhe se kjo është hera e parë të kenë diçka të kuptimtë.

“Do të kontrollojmë saktësinë”, tha presidenti serb, i bindur se kryesit e veprës do të zbulohen.

Vuçiç komentoi edhe pohimet se Kosova ka arrestuar disa vrasës që kanë lidhje me Agjencinë për Siguri dhe Informacion (BIA), duke thënë se Serbia tashmë ka shpallur fletëarreste për disa prej tyre.

Kujtojmë se Ivanoviç u vra në janar të vitit 2018 në Mitrovicë, më saktësisht para godinës së selisë së SDP-së.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne