Vuçiç kërkon një zgjidhje përfundimtare për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot deklaroi se zgjidhja e çështjes së Kosovës është në interesin më të mirë të Serbisë.

“Duhet të krijohet një atmosferë ku njerëzit do të duan të qëndrojnë në atë vend dhe të kenë fëmijë. Në këtë kuptim do të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët dhe ndërmjetësit pavarësisht se asgjë nuk u besoj atyre”, – tha Vuçiç duke përsëritur se nëse nuk ka zgjidhje kompromisi, nuk do të ketë kurrfarë zgjidhje.

“Ky është momenti i fundit që të fillojmë të merremi me këtë. Në 27 vitet e fundit kemi normë negative të rritjes së popullsisë aty e cila ka filluar të bjerë në 67 vitet e fundit. Për këtë arsye është e rëndësishme të zgjidhim çështjen e Kosovës.

Kjo është në interesin tonë më të mirë dhe ne duhet të krijojmë një atmosferë të tillë ku njerëzit do t’i besojnë paqes, stabilitetit dhe do të duan të qëndrojnë këtu dhe të kenë fëmijë”, – tha ai. Ai përsëriti se populli përmes referendumit do të vendosë për çështjen e Kosovës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne