VUÇIÇ: MARRËVESHJA PËR KOSOVËN NUK DO TË KETË EDHE DY, TRE MUAJ

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se deklarata e Angela Merkel se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan është diçka që ka dëgjuar 5.000 herë nga ajo dhe se këtë e dëgjon prej kancelares Merkel 10 vjetët e fundit. Konsideron se marrëveshje me Kosovën nuk do të ketë edhe nja dy, tre muaj.

Duke folur për takimin me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në shtator, Vuçit thotë se do të jetë interesant që të shihet, pas të gjithave, “se ku kemi ngecur”. Ai pretendon se është pak i dëshpëruar për reagimin e shoqërisë me rastin e Kosovës, dhe se çuditet, e sidomos i duken të çuditshme reagimet në deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel.

Insajderi.com përkujtojnë se kancelarja Merkel ka porositur se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Ajo çfarë ka thënë Angela Merkel, se është kundër kufizimit me shqiptarët… Po ajo tashmë na i ka caktuar kufijtë, por ashtu që e gjithë Kosova është ndarë nga Serbia, se e gjithë Kosova është e pavarur… Të gjithë ata konsiderojnë se Kosova është e tërë, e pandarë, sovrane dhe i takon shqiptarëve, nga pikëpamja e tyre kjo është çështje e kryer”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se këtë tashmë 5.000 herë ka dëgjuar nga Angela Merkel, duke shtuar se këtë kurrë nuk e ka fshehur nga opinioni serb., sepse qëndrimi i saj për këtë çështje nuk është ndryshuar gjithë këto dhjetë vjet. Këtë qëndrim ma ka bërë me dije gjithmonë, kurrë nuk e ka ndërruar, ndërsa unë do të vazhdojë të luftojë për Kosovën, ka shtuar.

“Kjo do të zgjasë më tepër se disa e kanë planifikuar, kjo nuk do të përfundojë për dy, tre muaj – harrojeni”, ka thënë kryetari i Serbisë.

Unë e kuptoj Sonja Biserkon, Sava Janjiqin dhe Rada Trajkoviqin, ata gjithmonë kanë qenë për Kosovë të pavarur, ata angazhohen për Kosovën e pavarur të shqiptarëve, ka thënë Vuçiq.

I pyetur për informatën e cila u paraqitë në medie se Partia Socialiste Serbe del nga qeveria, Vuçiq është përgjigjur: “duke e njohur PSS, ata nuk do ta braktisnin pushtetin për asgjë në këtë botë”, ata vetëm mund t’i ndërrojnë partnerët, por jo ta braktisin pushtetin”.

Burimi: Insajderi.com.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne