Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic i ka hedhur poshtë shkrimet e gazetave se Ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergej Lavrov dhe këshilltari i Presidentit të SHBA-së për sigurinë kombëtare John Bolton janë marrë vesh për ‘zgjidhjen e çëshjtes së Kosovës’.

“Unë e kam marrë porosinë nga Lavrovi, kjo është absolutisht e pasaktë. Ata për herë të parë kanë biseduar për Kosovën, por për çfarëdo marrëveshjeje, duhet të dakordohet edhe Serbia”, ka thanë Vucic simbas gazetës beogradase ‘Danas’.

Ai ka përsëritur se Beogradi e Prishtina janë larg nga zgjidhja me kompromis.

10