Vuçiç në Kosovë: Serbët duhet të qëndrojnë dhe mbijetojnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pak minuta më parë ka hyrë në territorin e Kosovës përmes kufirit të Jarinjes. Para mansatirit të Banjskës ai u prit nga kryepeshkopi Teodosije, ku dha dhe deklaratën e tij të parë. “Serbët duhet të qëndrojnë dhe jetojnë në Kosovë. Shteti serb do të vazhdojë të ndihmojë”.
Vizita e tij erdhi pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen.
Ndërkohë, ndryshe nga çfarë ishte parashikuar, Vuçiç ka ndryshuar axhendën e tij. Së pari ai do ta vizitojë manastirin Banjska. Pastaj nga ora 12:00, do të bëjë homazhe në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviçi.
Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serb në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.
Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin, pastaj në ora 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne