Vuçiç: Nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë, për shkak të Kosovës

Në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpjeguar arsyet pse Beogradi ende nuk e ka njohur Krimenë si pjesë të Rusisë.

Ai këtë e ka argumentuar duke përmendur rastin e Kosovës.

“Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë. Nëse do ta bënim do të thotë se e mbështesim edhe pavarësinë e Kosovës. Vendoseni vetën në pozicionin tonë. Cili nga anëtarët e Këshillit të OKB-së e mbështet integrimin tonë territorial”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Presidenti serb tutje deklaroi se integrimet evropiane të Serbisë dhe marrëdhëniet me Moskën nuk e kundërshtojnë njëri-tjetrin.

“Nuk ka kontradikta. Presidenti francez tha të njejtën gjë, se Rusia është vend mik. Nga ana jonë ne duam të forcojmë raportet me Rusinë. Nga pikëpmja ushtarake e mbajnë neutralitetin tonë, dhe gjithsesi kemi rrugën evropiane”, theksoi Vuçiç.

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne