Vuçiç: Nuk ekziston forcë që mund të detyrojë Serbinë ta njoh Kosovën

Nuk ekziston forcë që mund të detyrojë Serbinë për të njohur pavarësinë e Kosovës, doemos duhet të bisedojmë dhe të merremi vesh, deklaroi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Dëshirojmë të bëjmë kompromis dhe marrëveshje, por doemos dikush në botë dhe në Kosovë të kuptojë se Serbia ka intereset e saj. Nuk ekziston forcë që mund të detyrojë Serbinë për të njohur pavarësinë e Kosovës, doemos duhet të bisedojmë dhe të merremi vesh”, tha Vuçiç para gazetarëve.

Ai sqaroi se zgjidhja në “ardhmërinë potenciale duhet të jetë e dhimbshme për të dyja palët, meqë vetëm në atë mënyrë mund të ketë zgjidhje”.

Siç theksoi, Beogradi dëshiron negociata me shqiptarët, duke shprehur shpresë për vazhdimin e dialogut “shumë shpejtë”.

I pyetur për hetimin mbi vrasjen e udhëheqësit të SDP-së, Oliver Ivanoviç, Vuçicç u përgjigj se kanë më shumë njohuri dhe dy versione të ngjarjeve që po kontrollohen, duke kujtuar se autoritetet shtetërore të Serbisë nuk kanë imazhe satelitore dhe as nuk kanë qenë në hetim.

Në pyetjen se çka do të thotë për Serbinë hyrja e Maqedonisë në NATO, Vuçiç u përgjigj se nuk do të thotë asgjë.

“Asgjë, ju atë e keni zgjedhur, rruga e mbarë”, tha ai.

Vuciç përsëri nuk e përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Nuk mund ta përjashtoj plotësisht mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, nuk po them se do të jenë,” tha ai.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne