Rajoni

Vuçiç: Nuk jam i lumtur për deklaratën e Komshiçit mbi pavarësinë e Kosovës

epa06257083 Serbian President Aleksandar Vucic and Turkish President Recep Tayyip Erdogan (not pictured) talk to journalists after they signed a new Free Trade Agreement between Serbia and Turkey, during their meeting at the Palace of Srbija in Belgrade, Serbia, 10 October 2017. Economic ties, tourism and major infrastructure projects will be the main focus during Erdogan's two-day visit to Serbia. EPA-EFE/KOCA SULEJMANOVIC

Dëshiroj që në mënyrë të përgjegjshme t’i qasem ndërtimit të marrëdhënieve në rajon dhe në marrëdhëniet me Bosnjë e Hercegovinën, deklaroi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke shtuar se nuk dëshiron t’i përgjigjet deklaratës së anëtarit të sapozgjedhur të Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiç, se Kosova është shtet i pavarur, raporton Anadolu Agency.

I pyetur për koment për deklaratën e Komshiçit se për të Kosova është e pavarur dhe se do të ishte e mençur që BeH-ja ta pranojë, presidenti i Serbisë tha se nuk është i lumtur për këtë deklaratë, por nuk do të përdor çdo rast të përgjigjet, se ndonjëherë më mirë është diçka të heshtet.

“Serbia dëshiron bashkëpunim të mirë edhe me Bosnjë e Hercegovinën edhe me tre anëtarët e sapozgjedhur të Presidencës”, përsëriti Vuçiç.

Anëtari i zgjedhur i Presidencës së BeH-së nga radhët e popullit kroat, Zheljko Komshiç, deklaroi më herët se për të Kosova është shtet i pavarur, porse pas zgjedhjes së Milorad Dodikut për anëtar të Presidencës pak gjasa ka që BeH-ja edhe formalisht ta njohë pavarësinë e Kosovës.

OPINIONE