Vuçiç: Pavarësish dëshirës së dikujt, bashkimi Kosovë – Shqipëri nuk do të ndodhë!

Pas deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për mundësinë ë bashkimit të Kosovës dhe Shqipërsië, ka reaguar edhe kryeministri aktual serb, Aleksandër Vuçië, që njëkohësisht është edhe President i zgjedhur i Serbisë.

“Reagimi i Serbisë dhe Qeverisë është që shqiptarët po i lusim që me deklaratat e bëra së fundmi nuk i kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon, as stabilitetit, edhe pse është e qartë se diçka e tillë nuk do të ndodhë, pavarësisht dëshirës së dikujt, ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, raporton Blic.

“Ekonomia është ajo që është në plan të parë të qeverisë së Serbisë. Pikërisht tema e rritjes së bruto prodhimit vendor ishte dominante në seancën e qeverisë dhe kemi diskutuar se si t’a rrisim atë”, tha Vuçiç.

Dy ditë më parë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se bashkimi i vendit të tij dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet në qoftë se perspektivat e hyrjes së rajonit në BE vazhdojnë të zbehen./GazetaExpress

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne