Vuçiç: Pavarësisht masave të Prishtinës, nuk do të gjunjëzohemi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka thënë se Serbia do të vazhdojë të ecë përpara dhe të zhvillohet edhe përkundër sulmeve dhe presioneve të shumta të cilat po i bëhen, duke specifikuar këtu vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe.

Këto masa të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Vuçiç i ka cilësuar si veprime të cilat njerëzit e civilizuar nuk do t’i bënin.

Deklaratat presidenti serb i ka bërë gjatë hapjes së një spitali në Vranje të Serbisë, shkruan tanjug.

Ditë më parë ai u ka bërë thirrje edhe vendeve të botës, që të bëjnë presion tek Kosova për lagimin e taksës ndaj mallrave serbe.

Megjithatë dje me një vendim të ri të Qeverisë, në vendimin për taksën është përfshirë edhe një listë e produkteve ndërkombëtare të cilat futen në Kosovë përmes Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për taksën nuk do të hiqet derisa Serbia të njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne