Vuçiç: Praktikisht, Kosovës i është vënë vula e pavarësisë

Vuçiç ka sqaruar se me “probleme që po ecin zvarrë (apo avash-avash)” e që po e rrezikojnë ardhmërinë e Serbisë, nënkupton braktisjen e Serbisë nga të rinjtë dhe natalitetin e ulët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk druan nga sanksionet e perëndimit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, aq sa e brengosin “problemet që po ecin zvarrë”.

Vuçiq ka sqaruar se me “probleme që po ecin zvarrë (apo avash-avash)” e që po e rrezikojnë ardhmërinë e Serbisë, nënkupton braktisjen e Serbisë nga të rinjtë dhe natalitetin e ulët.

Ai, sipas medias serbe, ka shtuar se “për situatën e këtillë dhe rrethanat shumë të këqija” në të cilat duhet zgjidhur çështjen e Kosovës në një masë përgjegjësinë e kanë edhe vetë serbët “duke pasur parasysh politikën e gabuar dhe disa veprime të Serbisë”, me të cilat, siç është shprehur, praktikisht vetë ia kanë vënë “vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës.

Këto deklarata Vuçiq i bëri duke iu përgjigjur sot gazetarëve për sanksione eventuale pas marrëveshjes së Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës këto ditë në Uashington, apo siç quhet tashmë kjo nismë nga BE dhe SHBA, “dokumentit të Uashingtonit”.

Presidenti serb, siç raporton b92.net, ka thënë se s’ka parë ende asnjë dokument të dalë nga takimi i paradokohshëm i Quintit dhe se ajo që mund të jetë folur në Uashington s’mund të jetë ndonjë befasi e madhe, meqë bëhet fjalë për vende të cilat të gjitha e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nuk do të ketë sanksione, kjo është e tëra që mund ta them. S’kam parë kurrfarë dokumenti të Uashingtonit. Dëgjova se çfarë ofrojnë disa si do farë parimesh të vetat. Diçka më është komunikuar gjysmë-zyrtarisht. Kjo s’është ndonjë gjë kush e di se sa e re”, ka deklaruar Vuçiq.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne