Vuçiç serbëve të Kosovës: Po përgatitemi për një luftë të gjatë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka porositur serbët e Kosovës se nuk do t’i lënë vetëm, pas ngritjes së taksës doganore ndaj mallrave serbe prej 100 për qind.

Në një takim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kreu i shtetit serb tha se duhet të përgatiten për një luftë të gjatë dhe të vështirë, pas masave që Prishtina ka vendosur për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Ne duhet të përgatiten për një luftë të gjatë, pasi me siguri nuk do të pranojmë pavarësinë”, tha Vuçiq me rastin e deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt se Prishtina nuk do të heqë taksat mbi mallrat serbe derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq tha se Beogradi, për shkak të serbëve në Kosovë, duhet të ruajë paqen.

“Ne duhet të bëjmë çmos për të shmangur çdo lloj konfrontimi. Ata do të na bëjnë të hyjmë në konflikte me provokime. Ne duhet të jemi njëri me tjetrin, të qëndrojmë së bashku dhe të qetë, të lejojmë të luftojmë me mjete politike”, porositi presidenti serb. Qeveria e Kosovës dje ka vendosur të rrisë taksën doganore ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nga 10 në 100 për qind.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne