VUÇIÇI TAKOHET ME PUTININ PËR ÇËSHTJE TË KOSOVËS

Takimi kryetarëve të Federatës Ruse dhe Serbisë do të mbahet më 15 shtator në Moskë. Ky takim do të pasojë pas edhe një raundi të negociatave në Bruksel. Gjatë qëndrimit të Vuçiçit në kryeqytetin rus tema qendrore e bisedës do të jetë zgjidhja e çështjes së Kosovës.

Para këtij takimi Vuçiç edhe një herë do të takohet në Bruksel me presidentin Hashim Thaçi, në raundin e radhës të dialogut në nivelin e lartë i cili, sipas kalendarit të ndërmjetësuesit evropian, do të duhej të mbahej javën e parë të shtatorit.

Takimi aleatëve ruso-serb muajin e ardhshëm do të jetë takimi i 13 i tyre dhe i treti prejse Vuçiq është zgjedhur kryetar i Serbisë. Siç është paralajmëruar më herët, planifikohet edhe vizita e Putinit në Beograd në nëntor të këtij viti.

Ndërsa pas Moskës, Vuçiq do ta vizitojë edhe Kinën, ku ai do të jetë mysafir në Forumin Botëror Ekonomik, i cili do të mbahet prej 18 deri 20 shtator në qytetin kinez Tianjin.

Burimi: Insajderi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne