Vuçiq: Jemi në një presion të madh nga bota për Kosovën që sa vjen dhe shtohet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për mediat serbe, ka folur për presionet që sipas tij po i shkojnë shtetit serb për Kosovën.

Vuçiq ka deklaruar se këto presione vetëm do të shtohen, dhe shumica prej tyre lidhen me raportet ndërmjet dy vendeve.

“Presionet do të jenë më të forta në kuptimin politik në lidhje me Kosovën. Do të kërkohet që Serbia të bëjë edhe gjëra tjera që nuk dëshuiron me Republikën Srpska. Kjo është arsyeja që do të ketë presione në rritje”, deklaroi presidenti serb.

Sipas Vuçiqit, këto presione po synojnë ta dobësojnë shtetin e Serbisë dhe atë si president.

Por ai është shprehur i gatshëm të luftojë për sovranitetin e shteti serb.

“Ata do të donin një Serbi shumë më të dobët, dhe një Vuçiq më të dobët. Ajo që ata duan është që ndikimi i tyre të jetë i madh, kurse i yni i vogël. Duan ta bëjnë Serbinë si kukull që do t’i dëgjonte kërkesat e tyre”, tha tutje Vuçiq.

Ndryshe, presidenti serb gjithmonë e ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare që e kanë mbrojtur më shumë Kosovën në raport me Serbinë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne