Vuçiq: Nuk hyjmë në BE, pa një marrëveshje me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se BE-ja nuk do të lejojë Serbinë që të bëhet anëtare e plotë, pa një “dokument obligues” në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën.

“Duhet të bëni normalizim të gjendjes, siç thonë ata”, ka thënë Vuçiq, përcjell Telegrafi, duke shtuar se, sido që të interpretohet, kjo është ajo që BE-ja pret nga Serbia.

“Nuk është pranimi (i pavarësisë së Kosovës), askush nuk e thotë në këtë mënyrë. Thuhet në mes të rreshtave, por jo në atë mënyrë. Kjo është krejt çfarë mund të them unë”, u ka thënë presidenti serb, gazetarëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne