Vuçiq: Rusia gati të përfshihet në dialogun për Kosovën

Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka marrë konfirmimin e kolegut të vet rus se Rusia është gatshme të përfshihet në dialogun për Kosovën.
Ai ka theksuar se e ka marrë pohimin e Putinit se pala rus është e gatshme të përfshihet në dialogun Beogradit e Prishtinës nëse ka përpjekje që të zgjerohet formati i dialogut dhe nëse në të përfshihet edhe SHBA –ja.

“Kemi arritur një lloj marrëveshjeje, që, nëse ka përpjekje dhe qëllime që të zgjerohet formati i ndërmjetësve në bisedat ndërmjet serbëve e shqiptarëve, Beogradit e Prishtinës, nëse amerikanët dëshirojnë të bëhen pjesë e atij formati. E pyetëm nëse do të guxojmë të themi se në palën tonë është e përfshirë Federata e Rusë dhe ai (Putin) është përgjigjur pozitivisht”, citon tanjug të ketë thënë Vuçiq.
Ai ka theksuar se nëse shqiptarët do të dëshirojnë amerikanët në negociata, pala serbe do të kërkojë që në to të marrë pjesë Rusia në mënyrë që, siç tha, negociatat të kenë validitet.
“Për ne kjo është e logjikshme, sepse Rusia s’e ka njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Ne vetëm kërkojmë qasje të barabartë për këtë çështje. Për këtë më herët nuk kemi mundur të flasim, sepse s’e kemi pasur dritën e gjelbër nga organet shtetërore ruse. Tani sinjalin e kemi dhe mund të flasim për të”, ka përfunduar Vuçiq.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne