nga Ibrahim Karagül.

Ata e testuan Iranin. Ata e plagosën duke përdorur problemet e tij sociale, ekonomike, politikat pa krye, dhe dobësitë etnike. Në qytetet e tij kryesisht konservatore ata munden ti nxjerrin masat në rrugë. Në nje linje me këtë ata aktivizuan aq sa mundën edhe çështjet e identiteteve etnike.

Ata i thanë Iranit: “Pavarësisht se sa e keni forcën, sa e ndiqni politikën ekspansioniste, sa i beni aktive masat ndërkufitare me doktrinën shiite, pika juaj më e dobët është brenda shtëpisë ruaj. “Ata thanë, “edhe nëse jeni në Jemen, ne Siri, edhe nëse e kontrolloni Libanin dhe e rrethoni Arabinë Saudite, edhe nëse planifikoni të kapni Mekën dhe Medinën dhe të lëshoni raketa balistike në qiejt e Arabisë, ne do t’ju kapim brenda shtëpisë tuaj; ne mund ta bëjmë”.

Zhvendosja e luftës në Iran, janë hapat e parë

Edhe pse Teherani duket se ka siguruar një fitore në Siri, edhe pse duket se i ka zmbrapsur kërcënimet deri në brigjet e Mesdheut dhe Detit të Kuq, ata kanë treguar se mund ta cojnë luftën ne Iran, brenda tokes se tij. Edhe pse Irani ka fituar forcë të madhe në rajon, doli se ai është i dobët brenda shtetit.

Protestat e fundit janë hapat e parë të “zhvendosjes së luftës në Iran”. Edhe nëse përfundojnë protestat, edhe nëse shtypen, “orvajtjet e lidhura me Iranin” do të vazhdojnë nga aty ku u ndërprenë. Planet e ndërhyrjes që synojnë rajonin nuk kane per tu kufizuar vetëm në një shtet të vetëm, ato do të jenë rajonale.

Vullnet rajonal: Asnjë vend nuk mund të qendrojë i vetëm

Kjo do të çojë në një çmenduri të re, agresivitetin që kurrë nuk e kemi parë më parë. Shembujt e ndërhyrjes në Irak apo Siri janë shembuj të shkuar. Duhet kuptuar se stuhia e afërt është e një lloji të ri, e cila do të jetë krejt ndryshe. Sot, është hapur “fronti i Iranit”; Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli do të përpiqen me çdo mjet të mundshëm që ta zgjerojnë dhe ta thellojnë këtë front me partnerët e tyre në rajon.

Nëse ndërhyrja ose sulmi do të zgjerohen ne rajon, edhe mbrojtja gjithashtu duhet të zgjerohet. Asnjë shtet nuk e ka më forcën për ta mbrojtur veten i vetmuar.

Nëse sulmi është shumëkombësh, mbrojtja dhe rezistenca duhet të jenë shumëkombëshe, si dhe duhet të fitojnë status rajonal. Prandaj, ne kemi nevojë urgjente për të ndërtuar një vullnet rajonal. Ne duhet të ndërtojmë një identitet dhe vullnet, mbrojtës për rajonin, për shekullin e 21-të.

15 korriku tronditës, rezistenca mahnitëse

Po, ata e plagosën Iranin, ashtu sic u përpoqën më parë ta plagosnin, ta lekundnin, ta shembnin Turqinë dhe ta bënin atë që të dorëzohej. Ashtu si tentativa e 17-25 dhjetorit, Parku Gezi dhe ai sulm i tmerrshëm i 15 korrikut. Ashtu sic donin që të hapnin “frontin e Turqisë” pas luftës së Sirisë. Ata do ta vazhdojnë këtë. Ata do ta vazhdojnë atë në formate të reja.

Ata do të mundohen ti zbatojnë planet e tyre derisa të mos mbetet asnjë shtet i vetëm në këtë rajon, i cili të mund të qëndrojë në dy këmbët e veta. Por rezistenca e Turqisë ishte shembulli më i vecantë për të gjithë shtetet. Unë besoj se kjo traditë e rezistencës do të përhapet si valët në të gjitha shtetet, kudo që ka kërcënim apo sulm.

Ata do ta gjuajnë dhe do ta plagosin Arabinë Saudite nga brenda

Pak më vonë, ata do të testojnë gjithashtu edhe Arabinë Saudite. Megjithëse ajo ka krijuar një partneritet me Izraelin, pavarësisht rënies në lojën e Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE) dhe distancimit nga Turqia. Megjithëse e ka tepruar ne sjellje dhe eshte duke ngritur nje front “lufte me Iranin”, një ditë këto vende që Saudia sot i sheh si aleatë do ta kapin atë brenda në shtëpinë e vet.

Ashtu sic krijuan një atmosferë për Jeruzalemin, bënë marrëveshje sekrete me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u përpoqën tja bashkëngjitnin këtë qytet simbol Izraelit, ngjashëm kanë per ti zbuluar axhendat e tyre për qytetet qendrore të Islamit. Kjo marrëdhënie e ngushtë me SHBA-në dhe Izraelin do të shkaktojë trauma të rënda për këtë vend. Sepse qëllimi i tyre përfundimtar është zhvendosja e luftës për në zemrën e Islamit. Ata do ta arrijnë këtë nëpërmjet luftës Iran-Arabi Saudite; nëse nuk do arrijnë sukses, ata do të përpiqen ta bëjnë këtë duke e shkatërruar drejtpërsëdrejti Arabinë Saudite.

Pse SHBA po e kërcënon Pakistanin?

Në mënyrë të ngjashme po testojnë edhe Pakistanin. SHBA, që çoi në shkatërrimin e Afganistanit, duke pushtuar portën e Azisë Qendrore nën pretekstin e luftimit të terrorizmit dhe u përpoq ta kthente Pakistanin në një garnizon ushtarak, aktualisht ka filluar haptazi ta detyrojë dhe kërcënojë këtë shtet. Gjatë pushtimit të Afganistanit SHBA kërcënoi duke thënë: “Ne do të rrafshojmë gjithçka mbi tokë”; tani po kërcënon, sepse ai po afrohet me Kinën.

Pakistani, i cili është në dijeni të rrezikut, po ndërton llogoret e veta të mbrojtjes, duke u përpjekur të distancohet nga boshti i SHBA-së. Ngjashëm me atë kaos që bënë në Turqi dhe Iran, ngjashëm po përgatiten për të bërë kaos të brendshëm edhe në Pakistan, çka është e natyrshme që një shtet të mundohet të mbrojë veten.

Harta e re e lirisë: Turqia është në qendër

Nëse e keni vënë re, gjithë zona që përfshin Turqinë dhe Indinë dallon si një bosht i ri i rezistencës; ai jep përparësi për një hartë të re rrugore për rajonin; një hartë lirie po formohet. Vendet po marrin pozicione të ngjashme kundër kërcënimeve të përbashkëta. Ndoshta, me kalimin e kohës, kjo do të kthehet në një mburojë të përbashkët mbrojtëse.

Tjetra është se kjo do të thotë se kjo zonë do të dëshmojë një përballje të madhe. Por, nëse rajoni do që ta gezojë këtë shekull, do ta sigurojë përmes kësaj zone. Ndërsa vendet si Emiratet e Bashkuara Arabe janë protagonistët e plaçkitjeve, këto shtete japin shpresë, këto shtete po fitojnë forcë. po e mbledhin këtë fuqi deri në atë mas sa të bëhen të pavarura nga aksi perëndimor.

Pasi një shtet ndahet, tjetri e ka radhën

Ata kanë në plan plagosjen, të gjuajnë nga brenda, projekte destabilizimi për çdo shtet. Prandaj, të gjitha shtetet po përballen me të njëjtin kërcënim. Nëse kërcënimi është i përbashkët, mbrojtja është gjithashtu e përbashkët. Nëse një shtet ndahet, tjetri e pason. Stabiliteti i çdo vendi është i lidhur me stabilitetin e vendit tjetër. Përballja Iran-Arabi Saudite është kurthi më i madh i vendosur për rajonin. Nuk mund të krahasohet me pushtimin e Irakut apo luftën e Sirisë. Ndoshta, është plani më i madh i shkatërrimit që nga Lufta e Parë Botërore.

Komplotet e Emirateve të Bashkuara Arabe duhet të mos pranohen
Identitetet sektare, identitetet etnike nuk duhet të jenë më zonat e ndërhyrjes së Perëndimit. Shtetet duhet të forcojnë territorin qendror të pushtetit. Nëse e keni vënë re, përderisa nuk ka vend për diskursin e lirisë në vendet perëndimore, ata duan të përdorin masat popullore në vendet tona si mjete të paqëndrueshmërisë përmes këtyre diskurseve.

Këto kurthe nuk duhet të pranohen. Sot kemi një luftë të madhe dhe të vazhdueshme për pushtet; çdo shtet apo rajon do që të sigurojë hapesirë në botën e së ardhmes me forcën e vet. Prandaj, llogaritë e vjetra midis shteteve të rajonit duhet të mënjanohen dhe të nisin një luftë e fortë për ekzistencë. Duhet të gjenden mënyrat për t’i dhënë fund komploteve që kryen përmes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe zonat e përbashkëta të shteteve duhet të forcohen.

Perëndimi e ka nisur rrugen drejt regresit, më i çmendur ka për tu bërë

Bota perëndimore është në një proces stanjacioni dhe si rezultat kemi regres. Nuk ka asgjë më shumë për ti dhënë njerëzimit sesa një shkatërrimi në shkallë globale. Që këtej e tutje kemi për ta dëshmuar zemërimin dhe dëshirën e tyre për hakmarrje. Ky do të jetë agresiviteti, çmenduria e një humbjeje.

Në këtë pikë kthese historike, disa nga vendet muslimane, kryesisht vendet në rajonin tonë, që po përpiqen të mbijetojnë me mbrojtjen e Perëndimit, do të shkatërrohen, disa do të zbrapsen përkundër vullnetit të tyre dhe do të shndërrohen në fushë të lojës. Ato do të shndërrohen në garnizone të një shkalle të gjerë të perballjeve të forcës.

Shtetet që kanë plane për të ardhmen e kanë obligim që tu largohen ose të kufizojnë mbrojtjen e njëanshme perëndimore, kontrollin amerikan dhe ndikimin e Anglisë dhe Israelit. Nuk ka mënyrë tjetër.

Këtu ra flamuri dhe nga këtu ka për tu ngritur përsëri

Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë një luftë të papërkulur kundër çdo gjëje që ata po bëjnë, dhe që duan të bëjnë kundër Turqisë. Nëse ka një ndërhyrje në ndonjë shtet tjetër përveç Turqisë jashtë rajonit, ne do të qëndrojmë kundër ndërhyrjes në të njëjtën mënyrë. Pavarësisht nëse ky vend është Irani, Pakistani, Arabia Saudite apo ndonjë vend tjetër. Unë po flas për një qëndrim të fortë këtu, një rezistencë. Kjo duhet të jetë zona jonë e manovrimit.

Sepse, valët e reja të pushtimit janë formuar për të na shkatërruar. Nëse Irani bie,e njëjta do të na ndodhë edhe ne. Nëse humb Arabia Saudite, e njëjta do të na ndodhëedhe ne. Nëse do ketë një sulm ndaj Pakistanit, kjo do të thotë se do të ketë një sulm ndaj Stambollit. Kërcënimet dhe mbrojtja tani janë realitete mbi identitetin tonë etnik apo sektar.

Pa marrë parasysh se ku ndërhyjnë, në Afrikën Lindore apo në Pakistan, ajo do të jetë një ndërhyrje ndaj nesh. Sepse Turqia është vendi ku flamuri ka rënë. Është vendi ku flamuri ka për tu ngritur përsëri. Ne nuk mund të pranojmë askënd që të shkatërrojë, ndajë dhe destabilizojë vendeve përreth nesh. Këtë nuk e pranojmë si normale, pavarësisht arsyetimit tonë./yenisafak/Gazeta Impakt

57