Gjermani Manfred Weber u zgjodh sot kandidat i së djathtës europiane për zgjedhjet në Bashkimin Europian, që do të zhvillohen në maj 2019, njoftoi një burim nga ky grupim politik.

Në përfundim të votimit, bavarezi 46-vjeçar mori 79,2% të votave të të deleguarve të Partisë Popullore Europiane (PPE).

Nga ana tjetër, kundërshtari i tij finlandez, Alexander Stubb, 50 vjeç, mori vetëm 20%, sipas të njëjtit burim.

5