Welcome to America!

nga Aleksander Rena.
New York USA

Nese ju kujtohet marrëveshja e Obames qe beri me lindjen e mesme, Azine dhe Afriken e jugut, per te sjell ne SHBA qindra mijera emigrant nga keto vende dhe ku embargo njerezore ne ate kohe ishte; 5 njerez nga keto vende dhe një nga nje vend i europes apo e ballkanit. Me pas Obama nenshkroi traktatin, qe, kush nuk ju jep privilegj ketyre kombeve, do t’a kete punen pisk me qendrimin ne US dhe keshtu beri. Filloi te pastroje te gjithe europianet dhe ballkanasit deri me ndarje familjare. E beri kete me bindje te forte, pasi ne shumicen e puneve te krahut, e sidomos ne New York, disponohen nga europianet dhe ballkanasit. Pra ishte nje lufte e hapur, pasi monopoli i ndertimit (aty ku shumica punonin ne te zeze), disponohej nga keto vende te siperpermendura. Kjo natyrisht nuk ishte nje gje e mire per US, sidomos per ata qe kerkojne te paguajne taksa dhe te jetojnë te rregullt si qytetarë te nderuar. Ne rafshin ekonomik, vendet e lindjes se mesme, Azize dhe Afrikes, i dhane nje dem shume te madh vendit si prsh; ulja e cmimeve te punes, pagesat shume te dobta, cilesia e punimeve, ofertat me zero kosto per te pa nje pune etj etj si keto. Sot, tregu po ka veshtiresi te medha dhe hendek midis kompanive, te cilat nje pjese e mire e tyre jane ushqyer me krah te lire pune dhe aspak profesionalizem te treguar. Kjo mbase ishte metoda e shfrytezimit, ku shtyrja per te punuar sa me shume, te garantonte vendin e punes nga pronari. Por jo, kjo nuk ishte dhe nuk eshte aspak e drejt, sepse nje njeri nuk jeton me kacidhe per lemoshe dhe nuk duhet kurre te jetoje si i braktisur nga jeta edhe pse jeton ne US. Cdo kush duhet te jetoje ne mënyrë te rregullt, te disiplinuar, duke paguar ato cfare ai/ajo merr ne kembim pas. Kjo eshte nje drejtesi e mohuar per te gjithe ata/ato qe US e shohin si token e premtuar dhe që udhetojne qindra ore larg ilegalisht per te ngecur pastaj ketu ne meshire te fatit. Politikat e Trump, nuk po e lejojne kete gje. Paraja pa ne te zeze, eshte shfrytezim, baltosje, sakatosje, c’nderim dhe perbuzje per cilindo qe i nenshtrohet fatit te mbijeteses. Politikat Trump, po mbyllin kapitullin Obama, ku pas tij fshihej Soros si dhe kukuvajka Hilari, qe kjo e fundit e deklaroi haptazi, se per punet e renda ne Amerike duhet fuqi puntore nga jasht dhe treg te lire transaksionesh. Me pak fjalë; kerkohej shfrytezimi i krahut te punes deri ne palc dhe paraja te perfundoje ne kontot e George Sorosit, si njeriu qe njihet per shkaterrimin e disa shteteve nga ekonomia. Pra Trump nuk eshte ketu per te percare njerezit, por per t’i shtyre ata, te kene integritetin e tyre si njerez te rregullt. Nese Obama dhe kompania e tij qe i vjen nga pas mendoi se do zevendesonte ekonomine e US me nje kolaps te kesaj natyre, tani eshte koha e duhur per t’i thene ndal cdo zullumi pabesie qe eshte thurr nderkohe ne kurriz te miliona njerezve qe presin nje shanc dhe një jete me te mire per te kaluar. Eshte koha per t’i thene cdo kujt qe e meriton, pa allishverishe apo jete te shfrytezuar: Welcome to America. Time is now!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne