Xhafaj në Ambasadën Amerikane, Lu e shmang ashtu si dhe zëvendësi. E takon drejtori i shtypit

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ditën e sotme ka qenë në ambientet e Ambasadës Amerikane, në ceremeninë e dekorimit të oficerit amerikan Jan Hiemstra.

Mirëpo, Ministri Xhafaj në ambasadë është shmangur nga Ambasadori Donald Lu dhe nga zv. Ambasadori David Muniz, të cilët s’kanë qenë të pranishëm në aktivitet. Xhafaj është pritur në ambasadë nga Ryan Roberts, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në këtë institucion.

Kujtojmë që deri më tani Ambasadori Donald Lu nuk ka reaguar pas audio-përgjimeve të Agron Xhafajt dhe pas akuzave të opozitës, se ministri i Brendshëm ka ndryshuar ligjet për të mbrojtur të vëllain.

Mospritja e Xhafajt nga ambasadori Lu është një mesazh në heshtje e zyrtarit amerikan.

Gjatë fjalës së së tij sot ministri Xhafaj u shpreh se vlerëson bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet vendit tonë dhe SHBA-së.

“Veçanërisht vlerësoj asistencën mjaft të vyer që SHBA japin ndaj agjencive të sigurisë në vend dhe veçanërisht Policisë së Shtetit, në shumë fusha. Ju sot po e përmbyllni këtë detyrë, duke lënë pas një kontribut të spikatur në mbështetje të Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”, u shpreh Xhafaj gjatë ceremonisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne