Xhafaj shmang Ramën në fjalën e lamtumirës, por i lë një porosi Sandër Lleshit

Fatmir Xhafaj, i dorëhequr nga posti i Ministrit të Brendshëm disa ditë më parë, në një deklaratë për mediat, ka bërë një bilanc të punës së tij. Në një fjalë të gjatë para gazetarëve, Xhafaj nuk e përmendi në asnjë moment kryeministrin Rama, përveç fjalisë ku tha se “ai kishte pranuar dorëheqhejn e tij”. Në asnjë nga arritjet, Xhafaj nuk e falënderoi kreun e qeverisë, qoftë edhe për kortezi, siç ndodh në këto raste. Mes mesazheve të koduara dhe atyre të qarta, Xhafaj pati një porosi për pasardhësin e tij.

“Gjej rastin t’i uroj pasardhësit tim, ministrit të ri të Brendshëm shumë sukses në detyrën që shumë shpejt do të marrë, duke qenë i bindur se me eksperiencën dhe formimin që posedon, ai do t’ju qëndrojë, mbrojë dhe promovojë më tej vlerat e Policisë së Shtetit. Ai është tashmë në bordin e një treni të nisur, tren i cili uroj të eci edhe me më shumë shpejtësi” – tha Xhafaj.

Ai tha se është arritur sukses në luftën kundër drogës, në uljen e numrit të azilkërkuesve dhe goditjen e grupeve kriminale në kuadër të aksion Forca e Ligjit. Xhafaj zbuloi se është shantazhuar nga opozita në bashkëpunim me segmente të tjera të autoritete tjetra ligjzbatuese shqiptare.

Burimi :LAPSI.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne