Xhaka: Allahu, “gjithmonë pranë meje”

Granit Xhaka është një person mjaft i dedikuar ndaj traditave familjare. Këtë ai e ka treguar duke bërë shqiponjën me shumë grintë pas supergolit të shënuar ndaj Serbisë, duke mos harruar kështu rrënjët e tij shqiptare. Sigurisht, ky atribut familjar nuk është i vetmi për Granitin.

Ai është edhe një besimtar i madh dhe këtë e ka treguar në postimin e fundit ku ka zbuluar mbrojtësen e tij.

Në këtë mbrojtëse shkruan “Allahu Ekber”, që tregon përkushtimin e Granitit ndaj fesë myslimane.

“Gjithmonë prapa meje”, ka shkruar Graniti duke zbuluar mbrojtësen që shërben si mburojë për të drejt sukseseve.

Granit Xhaka do të kthehet në aksion të martën ndaj Suedisë në duelin e parafundit të 1/8 të finales së Kampionatit Botëror, Rusia 2018.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne